Ronaldo qetëson Juventus-in, por Sarri ka tre dyshime

Futboll

Ronaldo qetëson Juventus-in, por Sarri ka tre dyshime

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 09:18
Ronaldo, Sarri

Komunikata e publikuar të mërkurën, në të cilën Juventus bënte të ditur se Cristiano Ronaldo do të ishte i pranishëm në Villar Perosa, por se nuk do të zbriste dot në fushë për shkak të një shqetësimi fizik, ka trembur tifozët bardhezinj në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, por tani ka ardhur lajmi se portugezi do të jetë gati për Parma-n.

CR7 nuk do të luajë në miqësoren që Juventus do të zhvillojë të shtunën kundër Triestina-s, por do të jetë rregullisht në fushë në "Tardini" për debutimin zyrtar të Maurizio Sarri-t në stolin e "Zonjës së Vjetër".

Duke qëndruar tek ish-trajneri i napoli-t, ka shumë mundësi që ai ta shfrytëzojë miqësoren e së shtunë për të provuar formacionin titullar që duhet të zbresë në fushë në "Tardini".

Sipas "Gazzetta dello Sport", Sarri ka tre dyshime për momentin dhe, për rrjedhojë, mund të ketë tre balotazhe: në mbrojtje do të sfidohen për një fanellë nga minuta e parë Bonuçi dhe blerja e re De Ligt, i cili ka rikuperuar nga problemi në këmbë që e detyroi të mungonte në sfidën e zhvilluar në Villar Perosa.

Në mesfushë, dyshimet kanë lidhje me Emre Can dhe Sami Khedira, me këtë të fundit që duket në avantazh pasi ka luajtur nga minuta e parë të gjitha miqësoret e fundit të bardhezinjve. Në fund vjen sulmi, ku do të luftojnë për një vend në formacion Higuain dhe Dybala.

Është e vështirë të thuhet se kush është në avantazh mes dy argjentinasve në këtë moment. Përgjigjja mund të vijë nga merkato, duke parë se të dy janë nxjerrë në shitje nga klubi.

Lojtarët e sigurt (ose pothuajse) për një vend në formacionin titullar kundër Parma-s janë: Szczesny, Danilo, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Rabiot, Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat