E pabesueshme, tifozi lëndon heroin e Liverpoolit

Futboll

E pabesueshme, tifozi lëndon heroin e Liverpoolit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:12

Portieri i Liverpoolit, Adrian, heroi i Superkupës së Evropës të fituar kundër Chelseas, ka pësuar një dëmtim të pabesueshëm.

Portieri spanjoll, i cili ka marrë vendin e të lënduarit Alisson në formacionin titullar të “Të Kuqve”, është në dyshim për ndeshjen e ardhshme te Premier League kundër Southmaptonit dhe krejt kjo për faj të një… tifozi!

Menjëherë pasi ka pritur penalltinë e Abraham, atë që i dhuroi skuadrës së Kloppit trofeun, Adrian ka shpërthyer nga gëzimi dhe ka shkuar të festojë bashkë me shokët e skuadrës dhe trajnerin. Problemi ka qenë se në fushë është futur edhe një tifoz, i cili, pasi ka arritur të shmangë forcat e sigurisë, ka shkuar drejt lojtarëve të Liverpoolit.

I riu, nuk dihet nëse e ka bërë me dashje ose jo, ka shkuar duke rrëshqitur drejt grupit dhe ka goditur pikërisht portierin, i cili është çuar pak më mbrapa.

Megjithatë, kjo ndërhyrje i ka shkaktuar një dëmtim Adrianit, i cili, siç ka konfirmuar edhe vetë Klopp, është në dyshim për ndeshjen kundër Southampton:

“Kavilja e tij është e fryrë për momentin. Është e pabesueshme”, ka thënë trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat