Ozil gjithnjë e më afër transferimit te DC United

Futboll

Ozil gjithnjë e më afër transferimit te DC United

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:17
Mesut Ozil

DC United thuhet se është takuar me agjentin e Mesut Ozilit për një transferim të mundshëm në Major League Soccer (MLS).

Skuadra amerikane ka nevojë për një lojtar që ta zëvendësoi Waynen Rooneyn, që u largua javë më parë në drejtim të Derby Countyt.

Mesfushori 30-vjeçar është në radarin e DC United, derisa agjenti i tij Ergut Sogut është takuar me zyrtarët e klubit.

Sipas asaj që raporton Washington Post, ai është takuar me zyrtarët e klubit si, Jason Levien dhe Sam Porter gjatë turit në Amerikë dhe kanë biseduar për një transferim të mundshëm të Ozilit.

Mesfushori gjerman dhe Sead Koalsinac ishin të sulmuar në fillim të këtij muaji nga dy persona të armatosur me armë të ftohta, ndërsa tani e duan largimin shkaku i sigurisë.

Të dy lojtarët janë rikthyer në stërvitje te Arsenali, mirëpo Ozili po e mendon largimin shkaku i sigurisë së familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat