Ndeshja Bayern Munich- Hertha Berlin mbyllet me barazim

Futboll

Ndeshja Bayern Munich- Hertha Berlin mbyllet me barazim

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:38
Bayern Munich- Hertha Berlin

Bayernit ndeshja e parë i ka dalur më e vështirë se sa e ka pritur.

Bayern Munich-Hertha Berlin ishte ndeshja e parë për këtë sezonë në ligën gjermane, Bayerni mund ta ketë pritur një fitore nga kjo ndeshje por nuk i doli ashtu.

Ishte Lewandowski ai që shënoi golin e parë për Bayernin por Hertha e barazoi rezultatin në minutën e 36 ku shënoi Ibisevic.

Befasia nuk mjaftoi nga Hertha pasi që vetëm 2 minuta më vonë edhe shënoi golin e dytë përmes Grujic duke kaluar kështu në epërsi.

Mirëpo këto dy gola nuk i mjaftuan Herthas për ta fituar ndeshjen sepse në minutën e 60 u bë një penalti në favor të Bayernit, ku edhe Lewandowski ishte ai që shënoi përsëri, për të përfunduar ndeshja me rezultatin 2-2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat