‘Arpagjikët’ i kërkojnë falje Prizrenit, por përmendin disa emra....  - Bota Sot
‘Arpagjikët’ i kërkojnë falje Prizrenit, por përmendin disa emra.... 

Futboll

‘Arpagjikët’ i kërkojnë falje Prizrenit, por përmendin disa emra.... 

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:11
‘Arpagjikët’ i kërkojnë falje Prizrenit, por përmendin disa emra.... 

Kryesia e tifozëve Arpagjikët nga Prizreni reagojnë ashpër në lidhje me klubin e futbollit Liria.
“Gjithmonë për klub dhe për persona që ia mendojnë të mirën klubit - Arpagjikët asnjëherë nuk do mbesin ombrellë e së keqes. 

I kërkojmë falje Prizrenit dhe anëtarëve tonë që i kemi humbur për besimin ndaj këtij personi.
Besimi jonë për këtë njeri ka qenë vetëm për një arsye sepse klubi nuk ishte i kapur politikisht.
Më poshtë kemi disa nga pikat kyqe se pse duhet dhënë dorëheqje kryetari bashkë me kryesi (nëse ekziston një e tillë).

1. Deri sa Liria vite me radhë ishte në Superligë me një ekip solide kah mesi i tabelës madje duke provuar edhe kreun menjëherë pas 1 sezoni ndryshimeve në kryesi, klubi bie nga Superliga ku nuk ka arsyetim (e pa tolerueshme për të gjithë, jo vetëm Prizrenin)

2. Shfrytëzimi që na është bëre deri në momentin që e kemi mbështetur publikisht dhe kërkesa për financim te i pari i komunës.

3. Ndryshimi i fjalëve të kryetarit për lojtarin Besart Islamaj që na ka cekur qe mos ta pranojmë në klub sepse na ka tradhtuar në vitin që lamë pas ndërsa ai sot është në klub me pretekstin që trajneri e ka kërkuar, mirëpo ne e kemi kontaktuar trenerin ku ai ka qenë shumë i kjart: se njoh dhe se kam përcjellur kurrë (Asgjë personale me Besartin mirëpo klubi mbi të gjithë).

4. Premtimi për përzgjedhjen e kapitenit të cilin na ka besuar neve ndërsa prapë ai e ka përzgjedhur me drejtorin sportiv te vet shpallur dhe bordin qe ai e përmend (nëse ekziston një e tillë? ).

5. Pretendimi se është tradhtuar në vitin që lamë pas kurse këtë sezon na beson vetëm neve ku gjithashtu do ta kemi një njeri tonin në bordin e klubit gjë që deri më tani as qe ka ndodhur dhe na është thënë edhe nëse ndodh do të jetë pa të drejtë vote?

6. Në vitin që lëmë kryetari i klubit ju ka mbetur borgj nga një muaj 7-8 lojtarëve vendor disa prej tyre nuk iu pagua as rruga e premtuar nga vet kryetari ku ata kengetar të cilët na solli u paguan deri në centin e fundit.

7. Ndeshja Liria - Drenica dhe ndikimi i klubit Ballkani në këtë ndeshje ku disa prej lojtarëve vendor qe nuk iu binden fjalëve të kryetarit për ta lëshuar lojën nuk janë më pjesë e klubit sot të cilët ne i falënderojmë për gjestin e bërë. Sa para u morën këtu dhe çka ishte pazari konkret?

8. Mos reformimi i shkollës së futbollit pas përfundimit të edicionit 2018-2019 përkundër rezultateve të dobëta e të gjitha kategorive në ligën rajonale si dhe kadetëve ne garat kampionale ku të gjithë e dimë që shkolla e futbollit Liria ishte vatër e nxjerrjes së talenteve.

9.Anashkalimi i lojtarëve vendor cilësor si Gjeraj, Karahada, Gashi, Mustafa dhe ofrimi i disa emrave jo premtues.

10. Shkapërderdhja e ekipit të femrave i cili në edicionin që laml pas luajti rol të rëndësishëm në kampionat dhe ishte në gjysmëfinale të kupës së Kosovës.

11. Mosangazhimi për sponsor dhe pritja vetëm e fondit nga komuna.

Bëjmë thirre te të gjithë sportdashësit, ish lojtarët dhe biznes e në veçanti te anëtarësia/kuvendari të organizohet dhe nami i Lirisë të kthehet sepse Prizreni e në veçanti Liria nuk e meriton këtë.

Është e domosdoshme dorëheqja juaj - bëje vetë mos na prit të vijmë ne”, reagon kryesia Arpagjikët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...