Pochettino për yllin e ekipit: Ku e di unë se çfarë do të bëjë...

Futboll

Pochettino për yllin e ekipit: Ku e di unë se çfarë do të bëjë...

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:29
Mauricio Pochettino

Në prag të ndeshjes së madhe në fushën e Manchester City, Tottenham ende nuk e ka zgjidhur problemin që lidhet me kontratat, të cilat skadojnë në qershor 2020.

Bëhet fjalë për disa nga lojtarët më të rëndësishëm të tij, përfshirë Christian Eriksen: Trajneri Mauricio Pochettino tha: "Nuk e di nëse Eriksen do të qëndrojë te Tottenham. Detyra ime është t’i ndihmoj të gjithë lojtarët, t'iu jap mbështetje. Nëse vendosin të marrin një drejtim tjetër për karrierën, kjo është çështje e tyre. Për mua, kohëzgjatja e kontratave nuk është e rëndësishme, nuk e lejoj veten të kushtëzohem nga kësi gjërash. Një, ose pesë vite të mbetura në kontratë nuk e bëjnë ndryshimin".

Eriksen mbetet një xhevahir në merkato. Juventus në Itali ka lëvizur, për të testuar terrenin përreth danezit, përveç Real Madridit në Spanjë (megjithëse përparësia në mesfushë mbetet Paul Pogba, aq shumë i dëshiruar nga Zinedine Zidane). Pa rinovim të kontratës, që për momentin duket opsion shumë i largët, Eriksen është një kandidat serioz për ta lënë Londrën. Për pak më shumë se dy javë do ta dimë se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat