Chelsea nuk heq dorë dhe vazhdon betejën ligjor

Futboll

Chelsea nuk heq dorë dhe vazhdon betejën ligjor

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:15
Chelsea nuk heq dorë dhe vazhdon betejën ligjor

Pas vendimit në muajin maj që dënoi me 11 milionë euro kompensim skuadrën angleze në favor të trajnerit për përjashtimin në vitin 2018, Blutë e Londrës kanë vendosur që ta çojnë çështjen në Gjykatën e Punës në Londër, duke vazhduar të pretendojë se shkarkimi ndodhi vetëm me arsye.

Në korrik 2018, Chelsea justifikoi arsyet e përjashtimit “me shkak” dhe pezulloi pagesën e pagës.

Skuadra angleze është justifikuar me lamtumirën e Diego Costës që erdhi për shkak se trajneri aktual i Interit i kishte dërguar një mesazh në celular, ndërkohë që ai ka bërë edhe disa shkelje të tjera sipas tyre.

Vonesa në konferencat për shtyp, mungesa në disa ngjarje dhe madje edhe parkimi i makinës në qendrën teknike Cobham në hapësira të rezervuara për punonjësit e tjerë, transmeton KJ. Gjykata e arbitrazhit mori në shqyrtim dosjen dhe vendosi në favor të trajnerit Conte, duke detyruar klubin anglez që t’i paguante pagën e plotë për një vit. Chelsea tashmë ka bërë apelimin me shpresën se do të marrin drejtësi në Gjykatën e Punës në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat