Chelsea i vendos çmimin - Bota Sot
Chelsea i vendos çmimin

Futboll

Chelsea i vendos çmimin

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:16
Chelsea i vendos çmimin

Chelsea ka vendosur një çmim prej 25 milionë eurosh për mbrojtësin Davide Zappacosta.

Italiani është pranë largimit nga “Blutë” pasi trajneri Frank Lampard preferon Cesar Azpilicueta dhe të riun Reece James përpara tij në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Për 27-vjeçarin ka shprehur interes Roma, por verdhekuqtë nuk janë të gatshëm që të ofrojnë shumën e kërkuar nga drejtuesit e Chelsea.

Palët pritet të nisin bisedimet për një huazim fillimisht të mbrojtësit në Itali me opsion blerje në sezonin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...