Kuka dhe Shala në Ferizaj! - Bota Sot
Kuka dhe Shala në Ferizaj!

Futboll

Kuka dhe Shala në Ferizaj!

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:49
Kuka dhe Shala në Ferizaj!

Klubi i futbollit Ferizaj sjellë edhe dy emra të rinj.

“Dashamirë të klubit në përpjekje të vazhdueshme për konsolidimin e skuadrës me kënaqësi ju njoftojmë se FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me Shalën dhe Kukën. Viktor Kuka (qendërmbrojtës) rikthehet përsëri në klubin tonë ku pati paraqitje shumë të mira në ekipin tonë, me përvojën që ka pritet të jetë shtylla kryesore në mbrojtje.

Adonis Shala (sulmues) i ardhur nga Ferronikeli me paraqitje shumë të mira stinorin e kaluar, pritet që të jetë bomberi i skuadrës tonë.

Deri më tani Ferizaj është përforcuar me; Bekim Isufi (kryetrajner), Taulant Dajaku (mesfushor), Përparim Livoreka (sulmues), Bunjamin Asani (mesfushor), Fillonit Shaqiri (mesfushor), Zgjim Mustafa (mesfushor), Behar Bardhi (mbrojtës), Fatih Karahoda (sulmues), Donat Kaqiu (portier), Ergon Hyseni (mbrojtës), Alban Rexhepi (sulmues), Edon Sadriu (sulmues), Asamoah Samuel (mesfushor), Prince Owsu (mbrojtës), Nupaya Alhassan (mbrojtës), Okyere Rockson (sulmues) dhe Dardan Jashari (mbrojtës)”, bëhet e ditur nga Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...