Leart Paçarada në formën më të mirë

Futboll

Leart Paçarada në formën më të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:09
Leart Paçarada në formën më të mirë

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është në formën më të mirë. Ai e ndihmoi e Sandhausenin në fitoren me rezultat 3:2 ndaj Nurnbergut, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga II.

Engels (25’), Behrens (35’) e Türpitz (89’) shënuan për Sandhausenin dhe Kerk (45’) e Sörensen (75’) për Nurnbergun.

Në minutën e 35-të, Paçarada dinak, me mjeshtri harkoi në drejtim të 16-shit dhe Behrens me kokë realizon gol. Paçarada me ekipin e tij realizuan fitoren e parë dhe renditen në vend të dhjetë me një fitore, një barazim, një humbje apo me 4 pikë, ndërsa Nurnberg është i 13-ti me 3.

Paçarada është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe një sinjal shumë i mirë edhe për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes, në prag të ndeshjes me Çekinë që luhet me 7 shtator dhe me 10 shtator me Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat