Probleme për Zidane, tifozët i dalin kundër për të urryerin e tij!

Futboll

Probleme për Zidane, tifozët i dalin kundër për të urryerin e tij!

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:31
Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane nuk po kalon momente të mira që pas rikthimit në krye të "Los Blancos". Ai ka patur probleme me Gareth Bale dhe James Rodriguez që nuk i donte në skuadër, por si uellsiani dhe si kolumbiani kanë qëndruar.

Presidenti Florentino Perez i kishte premtuar se nuk do t'i kishte në ekip për sezonin e ri, por gjërat i kanë dalë jashtë kontrollit.  

Trajneri francez ka dhe një problem tjetër, pasi tifozët duan me çdo kusht kolumbianin në ekip. Prestigjozja "AS" pyeti madrilenët nëse duan që James të qëndrojnë në skuadër dhe 81% e mbështetësve të "Los Blancos" e duan në ekip kolumbianin. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat