Rashica asiston por zhgënjen skuadra e tij

Futboll

Rashica asiston por zhgënjen skuadra e tij

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:40
Pamje nga ndeshja e sotme

(E plotësuar) -  Ylli nga Kosova, Milot Rashica, e fillon titullar në radhët e Werder Bremenit, por si vendas befasuan, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Fortuna Dyseldorf.

Pjesa e parë e zbehtë për Werderin dhe Milot Rashicën, ku mysafirët avancuan me golin e Rouwen Hennings, i cili e shfrytëzoi mos reagimin si duhet të mbrojtjes dhe nga afërsia shënon për 0:1 në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 47-të, Rashica i shpejt, nga pozicioni anash jashtë 16-shit, pothuajse të fundorja harkon për mrekulli dhe Johannes Eggestein me kokë nga afërsia barazon shifra 1:1. Sërish Fortuna në epërsi, shënon Kenan Karaman në minutën e 52-të. Werderi u befasua nga rivali kur pësuan edhe golin tjetër pikërisht në minutën e 64-të. Autor i golit Kaan Ayhan. Rashica luajti deri në minutën  e 65-të, por zhgënjeu skuadra e tij.
  
 

Sërish Fortuna në epërsi (1:2), shënon Kenan Karaman në minutën e 52-të.

47’ Milot Rashica i shpejt, nga pozicioni anash jashtë 16-shit, pothuajse të fundorja harkon për mrekulli dhe Johannes Eggestein me kokë nga afërsia barazon shifra 1:1.

Pjesa e parë e zbehtë për Werderin dhe Milot Rashicën, ku mysafirët avancuan me golin e Rouwen Hennings, i cili e shfrytëzoi mos reagimin si duhet të mbrojtjes dhe nga afërsia shënon për 0:1.

Ylli nga Kosova, Milot Rashica, e fillon titullar në radhët e Werder Bremenit, e cila po luan kundër Fortuna Dyseldorfit.

Rashica e fillon nga përbërja e parë edicionin e ri në njërën nga kampionatet më të forta në botë.

Futbollisti vushtrrias me Werderi synojnë tri pikë në hapje të kampionatit, ndërsa Rashica pritet që të shënojë gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat