Rekordmen

Futboll

Rekordmen

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:45
Rekordmen

Robert Lewandowski është një rekord më vete në Bundesliga. Sulmuesi i Bayernit nuk ndalet së shënuari teksa edhe këtë edicion futbollistik e nisi me një dygolësh në sfidën ndaj Herthas.

Me këto dy finalizime Leva vendosi një rekord të ri pasi u bë lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënon në 5 sezone rresht gjatë javës së parë të kampionatit.

Në 5 vitet e fundit, Lewandowski ka realizuar në total 8 gola në ndeshjet debutuese.

Ndërkohë në Gjermani që nga viti 2002, sezonin e ri e hap skuadra kampione në fuqi e cila zbret e para në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat