Shkëlqen Dortmundi

Futboll

Shkëlqen Dortmundi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:23
Shkëlqen Dortmundi

Dormundi e nis me këmbë të mbarë, triumfon me rezultat bindës 5:1 në duel me Augsburgun, në hapje të edicionit të ri në Bundesliga I në futboll. Verdhezinjtë aspak nuk i dekoncentrojë goli që pësuan në minutën e parë.

Florian Niederlechner e mposhti portierin Hitz. Megjithatë, goli i hershëm e këndelli Dormundin dhe shënuan pesë herë, duke e demoluar rivalin.

Në minutën e 3-të, Paco Alcacer barazon shifrat (1:1), ndërsa në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-të, Jadon Sancho kalon në epërsi (2:1) verdhezinjtë.  

Marco Reus ngritë epërsinë në 3:1 në minutën e 57-të dhe pas dy minutave (59’) Alcacer thellon rezultatin në 4:1. Julian Brandt thellon fitoren në 5:1 në minutën e 82-të. Kjo është fitorja më bindëse në hapje të kampionatit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat