Derbi i kryeqytetit pa fitues

Futboll

Derbi i kryeqytetit pa fitues

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:00
Derbi i kryeqytetit pa fitues

Skuadrat e kryeqytetit, Flamurtari dhe Prishtina, u ndanë baras me rezultat 1:1, në hapje të kampionatit të ri në elitën e futbollit të Kosovës. 

Lojë shumë e mirë mes këtyre skuadrave që u luajt në stadiumin e Flamurtarit. 
Në minutën e 2-të, Flamurtari ka kaluar në epërsi (1:0) me golin e realizuar me kokë nga Agron Bruqi pas një rivënie nga këndi. 

Nuk kaluan as 11 minuta dhe barazohet rezultati. 

Sulmuesi Ahmed Januzi me gjeturinë shënon nga një goditje nga rreth 14-15 metra dhe barazon shifrat në minutën e 13-të.  Pikë e madhe për Flamurtarin, kurse Prishtina zhgënjeu me rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat