Lampard tregon se sa gjatë do qëndroj te Chelsea

Futboll

Lampard tregon se sa gjatë do qëndroj te Chelsea

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:23
Frank Lampard

Frank Lampard, pas dy ndeshjeve zyrtare si trajner i Chelseat, ka pranuar se përformancat dhe rezultatet do të përcaktojnë se sa kohë do qëndroj ai te ‘Blutë’.

Legjenda e Chelseat është rikthyer në një mjedis të njohur në rrethana të vështira.

Lampard ka vetëm një vit përvojë me Derbyn si trajner, por tani ka marrë një sfidë të vështirë në Premierligë.

Lampard foli për Sky Sports gjatë ditës së sotme dhe ndër të tjera u shpreh: “Performancat dhe rezultatet do të përcaktojnë se sa kohë jam këtu”

“Është shumë e lehtë të jesh negativ pas humbjes 4-0 por ka pasur shumë shenja të mira gjatë ndeshjes kundër Manchester United”.

”Sa i përket performancës kundër Liverpoolit, unë mendoj se ne ishim skuadra më e mirë kundër një prej skuadrave më të mira në botë dhe ndoshta merituam të fitonim në përgjithësi. Kjo është diçka për të cilën duhet të krenohemi”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat