Giampaolo "fsheh" Milan-in e ri, pret një sinjal nga Piatek

Futboll

Giampaolo "fsheh" Milan-in e ri, pret një sinjal nga Piatek

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:24
Giampaolo

Milan-i që do të shohim mbrëmjen e sotme ka shumë mundësi që të jetë i ngjashëm me atë të parë në miqësoret e luajtura gjatë kësaj vere sesa me atë të së ardhmes ose ndoshta atë të Udines, ku 25 gushtin e ardhshëm do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit.

Në Cesena, në orën 20:30, kuqezinjtë do të zbresin në fushë për testin e fundit, por në "Manuzzi" do të mungojnë katër nga pesë blerjet e reja, sepse përveç të dëmtuarit Theo Hernandez, Giampaolo nuk ka grumbulluar as Krunic, Bennacer dhe Rafael Leao.

Sulmuesi portugez ka një problem të vogël fizik dhe nuk do të ketë mundësinë të konfirmojë sinjalet pozitive të treguar në Kosovë. Kështu, në krah të Piatek pritet të jetë përsëri Castillejo, i aktivizuar shpesh si sulmues i dytë në miqësoret e kësaj vere, me Suso-n që do të pozicionohet pas krahëve të tyre.

Në mesfushë do të jetë treshja Borini, Biglia dhe Calhanoglu, me Kessie, që sapo është bashkuar me ekipin, dhe Paqueta, akoma larg formës më të mirë, në stol. Në krah të tyre do të jetë blerja e re Leo Duarte, i cili është akoma mbrapa Musacchio-s në hierarkitë e skuadrës.

Për Giampaolo-n do të jetë një ndeshje e dobishme për të verifikuar progresin e skuadrës në aspektin e lojës dhe veçanërisht atë të Piatek, për sa i takon gjendjes fizike, por edhe të përshtatjes me sistemin e ri dhe lëvizjet e reja që i kërkon tekniku.

Polaku nuk ka shënuar akoma dhe, duke kujtuar mallkimin e numrit 9, tifozët shpresojnë që t'i ketë ruajtur golat për ndeshjet zyrtare.

Formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Donnarumma G.; Calabria, Musaçhio, Romagnoli, Rodriguez; Borini, Biglia, Calhanoglu; Suso; Piatek, Castillejo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat