Milan-i zhgënjen në provën e fundit para kampionatit

Futboll

Milan-i zhgënjen në provën e fundit para kampionatit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:46
Piatek

Milan-i nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin "Manuzzi" kundër Cesena-s, skuadër e Serisë C.

Ka qenë një paraqitje zhgënjyese nga ana e lojtarëve të Marco Giampaolo-s, të cilët kanë patur mangësi në fazën sulmuese dhe në ndërtimin e aksioneve.

Në minutën e 75-të të takimit ka ardhur edhe debutimi i mbrojtësit brazilian, Leo Duarte, i cili ka marrë vendin e Musacchio-s.

Ka qenë një hap mbrapa për të gjithë, por veçanërisht për Calabria-n(në vështirësi kryesisht në pjesën e para), Biglia-n (shumë i ngadaltë) dhe Suso-n. Nuk ka funksionuar as dyshja Castillejo-Piatek, me polakun që nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në këtë fazë parapërgatitore.

Mes notave të pakta pozitive kanë qenë Paqueta dhe Kessie. Përshtypja është se Giampaolo do të ketë shumë nevojë për këta dy të fundit për ndeshjen e parë të kampionatit, që Milan-i do të luajë 25 gushtin e ardhshëm në fushën e Udinese-s.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat