Sergio Ramos: Na masakruan, por reaguam ndaj kritikave - Bota Sot
Sergio Ramos: Na masakruan, por reaguam ndaj kritikave

Futboll

Sergio Ramos: Na masakruan, por reaguam ndaj kritikave

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 23:08
Sergio Ramos

Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 3-1 që “los blancos” arritën në fushën e Celta Vigo. Skuadra “merengues” e nisi mbarë këtë sezon, fakt ky që është i rëndësishëm për mbrojtësin.

“Janë 3 pikë të rëndësishme. Ta nisësh sezonin me një fitore të jep besim, sidomos kur ai vjen nga një ndeshje jashtë fushe dhe pas shumë kritikash që kemi marrë gjatë verës”, tha Ramos.

“E dimë që ky është vetëm fillimi dhe se duhet të punojmë shumë. Forca e grupit doli në pah pas kartonit të kuq të Modric, duke duruar dhe fituar dhe kishim një marsh më shumë”, u shpreh mbrojtësi.

Sergio Ramos karikon skuadrën: “Pas kësaj fitore duhet te hedhim pas krahëve të gjitha momentet e këqija të muajve të fundit. Duhet të përqendrohemi te puna dhe rruga jonë, me dëshirën për të ngritur një qiell titullin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...