Mane: Ishim të gjithë nervozë pas asaj që ndodhi

Futboll

Mane: Ishim të gjithë nervozë pas asaj që ndodhi

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 23:40
Mane

Liverpool e ka nisur mbarë këtë sezon në Premier League, me 2 fitore në 2 javët e para të kampionatit. Suksesi i sotëm i kampionëve të Europës 2-1 ndaj Southampton erdhi pak ditë pas triumfit në Superkupën e Europës. Për sulmuesin senegalez Sadio Mane kjo fitore ishte shumë e vështirë.

“E dinim që do të vuanim shumë, pasi vinim nga një ndeshje në mesjavë, ku luajtëm 120 minuta. Na u desh pak kohë që të shënonim dhe të kishim kontrollin e lojës në dorë”, tha Mane.

Sulmuesi, që në këtë ndeshje realizoi 1 gol dhe 1 asist, ka komentuar gafën e portierit Adrian, që rrezikoi skuadrën e Liverpool të linte pikë. “Mund të ndodhë, është pjesë e futbollit. Ishim nervozë pas atij gabimi, pasi ndeshja nuk kishte përfunduar ende. Kishte edhe 10 minuta lojë, ndaj për ne u bë e vështirë”, tha Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat