Modric flet pas kartonit të kuq

Futboll

Modric flet pas kartonit të kuq

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 08:24
Luka Modric

Luka Modric thotë se ndërhyrja në Denis Suarez për të cilën ai u përjashtua kundër Celta Vigos ishte “një veprim aksidental”.

Real Madrid doli fitues 3-1 në ‘Balaidos’ në ndeshjen e tyre të parë në La Liga të shtunën, megjithë përjashtimin e Modric.

Fituesi i Topit të Artë iu dha kartoni i kuq për herë të parë në La Liga pasi ndërhyri në Suarez herët në pjesën e dytë.

Modric u përjashtua pas ndihmës së VAR, por pas ndeshjet ai përdori rrjetet sociale për të protestuar për pafajësinë e tij.

“U përjashtova për një veprim aksidental,” shkroi ai në Twitter, “Në jetë nuk do ta bëja kurrë një ndërhyrje të tillë në një lojtar. Totalisht e pavullnetshme!”, shkroi kroati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat