Një fans fluturon nga Koreja deri në Suedi për t’u përballur me Cristiano Ronaldo

Futboll

Një fans fluturon nga Koreja deri në Suedi për t’u përballur me Cristiano Ronaldo

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 10:17
Kwak Ji Hyuk

I zhgënjyer, një koreanojugor morri avionin deri në Suedi për t’u përballur me super yllin e “Juventusit”, Cristiano Ronaldo, i cili qëndroi në bankinë gjatë një ndeshje miqësore në fund të korrikut në Seul.

Në një video të gjatë 11 minuta, të publikuar në “YouTube”, Kwak Ji Hyuk shpjegon përpjekjet e tij të ndryshme për të folur me futbollistin portugez nga një hotel në Stokholm, ku “Juventusi” ndodhej par takimit me Atletiko Madridin (ku humbi 2-1 në 10 gusht).

Kwak, që e përshkruan veten si një ish-fans i pakushtëzuar i CR7-ës, iu afrua Cristiano Ronaldos duke i bërtitur “përse nuk luajte në Kore?”, por pa marrë asnjë përgjigje.

Videoja deri tani ka arritur tre milionë shikime dhe Kwak garanton se ka për qëllim të shkojë në Itali për t’u përpjekur të takohet me Cristiano Ronaldo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat