Shkupjanët luajnë në Çair kundër Teteksit

Futboll

Shkupjanët luajnë në Çair kundër Teteksit

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:04
Shkupjanët luajnë në Çair kundër Teteksit

Ndeshjen përballë Teteksit në kuadër të raundit të parë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut Shkupi do ta zhvillojë në stadiumin në Çair.

"Edhe pse në hedhjen e shortit për Kupën, ishte paraparë që takimin ta zhvillojmë si mysafirë, mirëpo me marrëveshje ndërmjet drejtuesve të dy klubeve është vendosur që përballja Teteksi-Shkupi të zhvendoset për t’u luajtur në kryeqytet.

Kështu njoftojmë se përballjen me skuadrën e Teteksit e luajmë të mërkurën (21.08.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00, ndërsa për shkak të punimeve në tribunën e vjetër, ndeshja do të luhet pa praninë e publikut.

Kujtojmë që formati i kompeticionit të Kupës së vendit vazhdon i njejti si edicionet e kaluara dhe në raundin e parë, kualifikuesi vendoset vetëm në një ndeshje", bëhet e ditur nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat