Alarmohen gjermanët për Milot Rashicën

Futboll

Alarmohen gjermanët për Milot Rashicën

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:56
Alarmohet gjermanët për Milot Rashicën

Ashtu siç edhe pritej, Milot Rashica e ka nisur sezonin në Bundesligë atje ku e la edhe në kampionatin e kaluar.

Sulmuesi i Kosovës ka dhuruar një asist fantastik ndaj Duseldorfit, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 65.

Trajneri Kohfeld nuk humbi më shumë kohë për ta hequr nga loja, pas shqetësimeve që po ndiente Rashica.

E konfirmuar sërish nga tekniku i Werderit në fundin e ndeshjes, bëhej fjalë për një dëmtim të hershëm të lojtarit shqiptar, me dhimbjet që vijnë herë pas here në kofshë, shkruan shqiperia.ch. “Vetëm shpresojmë që të mos bëhet fjalë për diçka serioze”, ka thënë Kohfeld, që i druhet edhe një lajmi negativ që mund të vijë nga stafi mjekësor i Werderit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat