Turpërohet Gjilani në Mitrovicë, Ferizaj shokon Dritën, Ballkani importon pikë

Futboll

Turpërohet Gjilani në Mitrovicë, Ferizaj shokon Dritën, Ballkani importon pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 18:57
Turpërohet Gjilani në Mitrovicë, Ferizaj shokon Dritën, Ballkani importon pikë

Trepça ’89 nga Mitrovica i shkakton humbje të rëndë Gjilanit me rezultat 4:1, në hapje të Kampionatit të ri të Kosovës në futboll. Kryetrajneri mitrovicas, Shpëtim Idrizi, startoi për mrekulli, me tri pikë të mëdha. Pak kush e kishte pritur një fitore aq bindëse të mitrovicasve ndaj Gjilanit jashtëzakonisht të përforcuar.  

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezanit, me ekipin e tij kaloi shumë keq me rezultat në Mitrovicë. Në minutën e 23-të, Leart Eminit për bukuri asistoi deri te Ardian Muja i cili shënon me parabollë dhe 1:0.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, Muja në disponim shënon edhe golin e dytë dhe të epërsisë 2:0 pas një asistimit të Arb Manaj. Edhe pjesa e dytë ka qenë dinamike, kur në minutën e 60-të, Muja pengohet dhe gjyqtari akordon penallti. Ard Manaj ka qenë i pagabueshëm nga penalltia dhe thellon epërsinë në 3:0.  Sërish penallti në minutën e 65-të, ku u fitua nga Gëzim Rusi.  

Leart Emini me gjakftohtësi godet nga penaltia dhe për 4:0.  Në minutën e 75-të, Gjilani ngushton humbjen, kur Tomisllav Bushiq nga penalltia ka qenë i saktë dhe 4:1.  

Gjilani zhgënjeu me lojë dhe u turpërua me rezultat, ndërsa mitrovicasit arkëtuan tri pikë të mëdha, që nuk matet as me ari. Ferizaj me kryetrajner të ri, Bekim Isufi, importoi tri pikë të mëdha nga Gjilani.

Ferizajasit befasuan me fitore me rezultat 1:0 ndaj Dritës. Drita ishte e favorite por nuk ia doli ndaj rivalit që luajti me shumë mençuri në repartin e mbrojtjes. Një Ferizaj që ka nisur përgatitjet me shumë vonesë ia doli që të befasojë në hapje të edicionit të ri, kurse për Dritën është humbje shokuese.

Në minutën e 90+2, Filonit Shaqiri me një goditje të fortë nga 17-18 metra plasoi topin në këndin e djathtë të Dritës dhe siguroi fitoren e Ferizajt me rezultat 0:1. Bekim Isufi debutoi në bankën e Ferizajt me fitore dhe atë kundër ish skuadrës së tij në Gjilan. Dukagjini i Klinës që u kthye pas 16 viteve në elitë u ndanë baras (0:0) me Ballkanin nga Theranda, kjo e fundit drejtohet nga kryetrajneri Ismet Munishi. Ballkani importon pikë të madhe, ndërsa klinasit nuk arritën të dalin me pikë të plota.

Superliga e Kosovës
Drita-Ferizaj    0:1
Flamurtari-Prishtina    1:1
Dukagjini-Ballkani    0:0
Feronikeli-Drenica    4:1
Llapi-Vushtrria    4:1
Trepça '89-Gjilani    4:1

Tabela
1. Feronikeli        1    1    0    0    3
2. Llapi        1    1    0    0    3
3. Trepça ‘89    1    1    0    0    3
4. Ferizaj    1    1    0    0    3
5. Prishtina    1    0    1    0    1:1    1
6. Flamurtari    1    0    1    0    1
7. Dukagjini    1    0    1    0    1
8. Ballkani    1    0    1    0    1
9. Drita    1    0    1    0
10. Gjilani    1    0    0    1    0
11. Drenica    1    0    0    1    0
12. Vushtrria    1    0    0    1    0
Në javën e a ardhshme do të takohen: Ferizaj-Gjilani, Vushtrria-Trepça '89, Drenica-Llapi, Ballkani-Feronikeli, Prishtina-Dukagjini dhe Drita-Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat