Renova fiton derbin shqiptar, lider në Maqedoni! Shkëndija fundoset!

Futboll

Renova fiton derbin shqiptar, lider në Maqedoni! Shkëndija fundoset!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 19:35
Ilirid Ademi

Në stadiumin në Tetovë është zhvilluar derbi mes skuadrave shqiptare, Renovës nga Xhepçishti i Tetovës dhe Struga Trim Lum, e cila u fitua nga tetovarët me rezultat 2:1, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Humbja e parë për Strugën dhe fitorja e dytë për Renovën e cila udhëheq kreun me 6 pikë të grumbulluara. Në minutën e 30-të, Remzifaik Selmani me zgjuarsinë e tij ia del që të shënon për epërsinë e Renovës. Në minutën e 50-të, barazohen shifrat, kur shënon Dejan Cvetanoski.

Ndeshje me rivalitet të madh dhe kur të gjithë menduan se derbi shqiptar do të përfundoj pa fitues, erdhën në shprehje cilësitë e Ilirid Ademi, i cili shënon për fitoren e madhe (2:1) të Renovës në minutën e 84-të. Renova po tregon lojëra shumë të mira dhe si rrjedhojë e kësaj edhe janë në kreun e tabelës, kurse Struga me pak fat do të shkëpuste një pikë.

Struga renditet në mes të tabelës përkatësisht në vend të pestë me 3 pikë. Kampioni Shkëndija nga Tetova është fundosur në renditjen e klasifikimit, e cila në dy ndeshjet e para ka dy humbje rresht dhe aq më keq sulmuesit e saj për 180 minuta nuk kanë shënuar asnjë gol.

Është humbja e dytë me rezultat identik 1:0, kësaj radhe nga Sileksi në Kratovë. Filip Duranski shënon në minutën e 48-të për fitoren e Sileksit. Shkëndija është në krizë të rezultateve.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Boreci-Vardari    0:0
Makedonija GP-A. Pandev    0:0
Renova-Struga Trim Lum    2:1
Sileksi-Shkëndija        1:0
Rabotniçki-Shkupi    2:0

Tabela
1. Renova    2    2    0    0    3:1    6
2. Makedonija GP    2    1    1    0    2:0    4
3. A. Pandev    2    1    1    0    1:0    4
4. Rabotniçki    2    1    0    1    3:2    3
5. Struga Trim Lum    2    1    0    1    3:3    3
6. Shkupi    2    1    0    1    2:2    3
7. Sileksi    2    1    0    1    1:1    3
8. Vardari    2    0    1    1    0:2    1
9. Boreci    2    0    1    1    0:2    1
10. Shkëndija    2    0    0    2    0:2    0
 Në javën e tretë takohen: A. Pandev-Boreci, Shkëndija-Makedonija GP, Shkupi-Renova, Struga Trim Lum-Sileksi dhe Vardari-Rabotniçki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat