Coutinho, zhgënjimi i madh i Barcelonës

Futboll

Coutinho, zhgënjimi i madh i Barcelonës

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 21:54
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho, lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcelonës po largohet që t’i bashkohet Bayern Munichut në huazim

Braziliani arriti në Camp Nou më 2018 ku mbi supe barte peshën e pritjeve të mëdha dhe ishte pritur që ai të mbushte zbrazëtinë që la idoli i klubit Andres Iniesta, i cili u largua nga Barcelona pas sezonit të La Ligas 2017/18.

Coutinho ishte një lojtar yll dhe fantastik tek Liverpool në Premier Ligë dhe kishte treguar potencialin e tij të një talente që prej se ishte huazuar në Espanyol më 2012.

Por, mesfushori nuk ka qenë në gjendje që të përformojë në nivelin e dëshirueshëm prej ardhjes së tij.

Coutinho e humbi vendin në formacionin e Barcelonës dhe nuk ishte në gjendje që të ndikoi në një ndeshje siç kishte bërë në Liverpool.

27 vjeçari ju bashkua Blaugranas në mes të sezonit 2017/18, por nuk arriti që të kishte ndikim të menjëhershëm në këtë skuadër.

Tifozët e priten atë qetë, duke pritur gjëra të mëdha nga Coutinho sezonin e ardhshëm, por braziliani prapë nuk qe në gjendje që të lëntë gjurmë me magjinë e tij në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat