Roma tenton largimin e Schick për ta transferuar Batshuayin

Futboll

Roma tenton largimin e Schick për ta transferuar Batshuayin

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 22:27
Michy Batshuayi

Michy Batshuayi me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar, derisa ka zgjuar interesimin e Romës.

Sulmuesi belg duket se nuk është në planet e skuadrës londineze, pasi ende nuk ka startuar në Ligën Premier.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Giallorossët janë të interesuar në transferimin e lojtari 25-vjeçar, por ka vetëm një pengesë.

Skuadra e italiane e ka bërë prioritet transferimin e Batshuayit, mirëpo e gjitha do të varet nga e ardhmja e Patrick Schick.

Sulmuesi italian duket se nuk ka të ardhmen në Olimpico, gjersa ka zgjuar interesimin e skuadrave si Borussia Dortmund dhe Fiorentinës.

Chelsea do ta lejonte largimin e belgut vetëm në formë huazimi, mirëpo Roma e dëshiron atë me të drejt blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat