Ndryshim epokal: Merr fund epoka "Hoeness" te Bayern!

Futboll

Ndryshim epokal: Merr fund epoka "Hoeness" te Bayern!

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 19:52
Uli Hoeness

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, që ka konfirmuar se pas 40 vitesh të kaluara në brendësi të klubit, nuk do të jetë më kandidat për zgjedhjet e ardhshme në nëntor.

Duke folur për "Bild", 67-vjeçari ka lajmëruar qëllimin për të qëndruar në këshillin e mbikqyrjes së klubit por që ka hequr dorë edhe nga detyra si president kur të vijë momenti.

Për pasardhësin e Hoeness flitet për Herbert Hainer, që duket në pole position. Ka qenë shefi i prodhimit për produktet Adidas 2001 deri në 2016 dhe president për një kohë të shkurtër te Bayern, kur Hoeness ishte duke bërë burg për shkeljet fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat