Wolves ndal United, Pogba humbet penalltinë

Futboll

Wolves ndal United, Pogba humbet penalltinë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në Molineux të Wolves. Njëra prej skuadrave që më së shumti i ka lënë pa fitore vitin e kaluar skuadrat e mëdha Wolves, tregoj se do ta vazhdoj këtë traditë edhe këtë sezon. Rezultati në fund përfundoi 1-1, por do të ishte ndryshe nëse Pogba do ta shënonte penalltinë

Manchester United e nisi mirë por e përfundoi keq.

Pavarësisht se erdhën të parët në epërsi dhe bën një ndeshje më të mirë se Wolves, ata nuk arritën që ta mbajnë këtë rezultat deri në fund.

Golin e Martial e shkriu Neves në pjesën e dytë, për të përfunduar ndeshja 1-1 pas 90 minutave.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mirë për Manchester United të cilët sulmuan më shumë dhe e kontrolluan shumë më mirë atë.

Ishte një aksion model në këtë pjesë në mes të Luke Shaw, Lingard i cili pasoi për te Rashford kurse ky i fundit të Martial i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 28 me këmbën e majtë duke lënë pa asnjë mundësi pritje portierin Rui Patricio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat