Zhvillime konkrete rreth transferimit të Neymar te Barcelona.
Krerët e Barcelonës gjatë ditës së hënë kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm, ku është vendosur që t’i paraqitej PSG-së një ofertë për Neymar sipas RAC 1.
Dyshimet rreth asaj nëse Barcelona duhet të tentojë transferimin e Neymar, tashmë janë hequr, duke u bërë të gatshëm për një ofertë zyrtare.
Me këtë ofertë, Barcelona dëshiron të testojë nëse PSG vërtetë janë të gatshëm të konsiderojnë shitjen e Neymar.
Vlen të ceket se Neymar është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi pikërisht nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro, ishte transferuar te PSG.