Kjo është deklarata e Muriqit për golin që realizoi për Fenerbahcen

Futboll

Kjo është deklarata e Muriqit për golin që realizoi për Fenerbahcen

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:33

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shprehur i lumtur që arriti të realizojë gol në ndeshjen e parë me fanellën e Fenerbahçes në Superligën turke.

Ai shënoi supergol në fitoren e thellë 5:0 në xhiron e parë të sezonit ndaj Gaziantepit. Pas takimit, Muriqi ka thënë se është tejet i lumtur për fitoren.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për ne. Pavarësisht kundërshtarit në javën e parë, rezultati dhe paraqitja duhet të bëjnë të ndihen mirë fansat.

Jam shumë i lumtur”, ka thënë ai. Duke komentuar supergolin, Muriqi ka thënë se shpreson të shënojë shumë gola përgjatë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat