Roma fiksohet me shqiptarët

Futboll

Roma fiksohet me shqiptarët

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:34
Roma fiksohet me shqiptarët

Merkatoja e prapavijës së Romës në këtë verë flet shqip. Kjo, jo vetëm për faktin e bisedimeve të zgjatura që vazhdojnë me Napolin për Elseid Hysajn, por ideja e fundit është një tjetër futbollist me gjak shqiptar, Shkodran Mustafi, qendërmbrojtësi i Arsenalit, që papritur është shndërruar në një të padëshiruar në radhët e “topçinjve”.

HYSAJ –  Pas një frenimi që zgjati për afro një javë, dje Roma është rikthyer që të hapë bisedimet me Napolin për Elseid Hysajn. Por, nëse nga klubi i kaltër nënvizohet se presidenti De Laurentis i ka ulur ndjeshëm pretendimet për mbrojtësin e djathtë, duke pretenduar vetëm 20 milionë euro, kundrejt klauzolës 50 milionëshe që 25- vjeçari ka me klubin e tij, oferta e fundit e Romës është 15 milionë euro cash.

Nëse ky kusht pranohet nga ana e nënkampionëve të Serisë A, atëherë Hysaj mund të vishet që sot verdhekuq, por vështirë se De Laurentis mund të pranojë që të “kërcënohet” në një mënyrë të tillë.

Ndërkohë, për qendrën e mbrojtjes, emri i ri për të mbushur boshllëkun e lënë nga greku Kostas Manolas është ai i Shkodran Mustafit.

Shqiptari i Maqedonisë, por që ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë, me të cilën u shpall edhe kampion bote në vitin 2014, u ble për shifrën e çmendur të 42 milionë eurove në 2016-ën, por 27-vjeçari ka humbur besimin e stafit teknik dhe atij drejtues, aq sa dje Arsenali ka pranuar ta marrë parasysh ofertën e huazimit me të drejtë blerjeje që Roma ka paraqitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat