Ja ku shkon turpi serb për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, sipas tyre po përgatitet droni për Zvezdën! - Bota Sot
Ja ku shkon turpi serb për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, sipas tyre po përgatitet droni për Zvezdën!

Futboll

Ja ku shkon turpi serb për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, sipas tyre po përgatitet droni për Zvezdën!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:20
Ilustrim

Serbia nuk përton të gatuajë rrena! E kanë për zakon të merren me rrena dhe të hedhin turli provokimi, madje duke akuzuar pa fije marre e duke akuzuar pa asnjë fakt. “Një dronë i ri është duke u përgatitur: Një numër i madh i ekstremistëve shqiptarë jetojnë në Bernë, të cilët kanë blerë biletat për ndeshjen e nesërme mes kampionit serb Cërvena Zvezdës dhe Young Boys, kështu që ka frikë nga incidente të reja në stadium”, raporton një farë Kuriri serb. 

“Një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në këtë qytet dhe ata kanë siguruar një numër të caktuar biletash për ndeshjen play off-it të Champions League nga Young Boys”, shkruan më tej.

Sipas këtij portalit, ata vijnë për të provokuar tifozët “Delija”.

E çuditshme është se serbët kanë ilustruar foton e Xherdan Shaqirit dhe kanë shkruar se mijëra shqiptarë do të jenë në stadiumin në Bernë. Edhe një herë shihet se sa urrejtje të madhe kanë serbët ndaj yllit të Kosovës, Xherdan Shaqiri, që luan për kampionin e Evropës Liveerpoolit dhe kombëtaren e Zvicrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...