“Sanchez nuk duhej të largohej nga Arsenali”

Futboll

“Sanchez nuk duhej të largohej nga Arsenali”

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:02
Alexis Sanchez

Ish-trajneri i kombëtares së Kilit U20, Jose Sulantay ka thënë se sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez nuk duhej të largohej nga Arsenali.

Sanchez nuk po mundet të luaj në formacionin e parë të “Djajtë e Kuq” dhe po kërkon largimin.

Jose, i cili e ka trajnuar kilianin me herët, beson që transferimi i tij në Inter, mund ta rikthejë në formën me të mirë.

“Sanchez nuk duhej të largohej nga Arsenali. United ka një stil shumë mbrojtës dhe Sanchez nuk ka dëshirë të luaj me topa të gjatë”, deklaroi ai.

I pyetur për transferimin e kilianit në Inter, tha se do ky transferim do ta rikthej në formën me të mirë.

“Jam i bindur. Do të rikthehet në formën me të mirë. Është 30-vjeçar dhe mund të luaj në nivelin e Evropës edhe për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat