Klubi i futbollit Gostivari është kompletuar dhe i gatshëm e pret fillimin e kampionatit të ri në LDFM-Perëndim.
Trajneri Erxhan Menga tregon emrat e nëntë futbollistëve të rinj, të cilët përforcuan ekipin në merkaton verore dhe ata janë:
Enis Dervishi (Teteks), Leonard Kallaba (Vllaznija/ Pozharan/Kosovë), Sherif Rexhepi (Vëllazërimi/Kêrçovë), Bojan Timevski (Portier nga Skopje), Maliq Beluli, Burak Menga, Armend Dauti, Vullnet Rlmazi (të gjithë nga Genc Kalemler) dhe Mario Srankovski (sulmues i huazuar për 6 muaj nga Rabotniçki).
Gostivari të mërkurën zhvillon ndeshjen e 1/16 për kupën e vendit kundër Shkëndijës së Tetovës, kurse të shtunën kur nis sezoni i ri në LDFM-Perëndim do të pres Dritën nga Bogovina.