Rama sërish në Gjermani

Futboll

Rama sërish në Gjermani

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:01
Rama sërish në Gjermani

Futbollisti Valdet Rama, i cili tha jo Kukësit duke vendosur të mos rikthehet te verilindorët, ka gjetur menjëherë një skuadër të re për të vijuar karrierën. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare është prezantuar te skuadra e ligës së tretë të futbollit gjerman Meppen duke u rikthyer në Gjermani pas 2 vitesh pasi në sezonin 2016-2017 ishte pjesë e Wurzburger Kickers.

Siç shkruan edhe vetë klubi i Meppen në faqen zyrtare Rama ka firmosur për 2 vite me skuadrën e tij të re dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 19.

Afrimi i lojtarit shqiptar është një ëndërr e bërë realitet për drejtuesit e Meppen dhe për trajnerin Christian Neidhart i cili e ka kërkuar me ngulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat