Ish futbollisti i mirënjohur humb jetën! Ardian Kozniku i shpreh ngushëllime familjes

Futboll

Ish futbollisti i mirënjohur humb jetën! Ardian Kozniku i shpreh ngushëllime familjes

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:49
Ish futbollisti i mirënjohur humb jetën! Ardian Kozniku i shpreh ngushëllime familjes

Bota e futbollit është shokuar, ish futbollisti i mirënjohur kroat, Damir Tomiç, humb jetën në një aksident trafiku në Irlandë. “I vdekuri është ish-futbollisti i Hajdukut të Split!

Ai ishte shok në skuadër të Hajdukut i Jarnit, Shtimacit dhe trajnerit aktual të kombëtares kroate Daliç. Tomiç vdiq në moshën 53 - vjeçare.

Ai arriti në Hajduk si i ri në vitin 1984. Ai ishte anëtar i gjeneratës së famshme të Hajdukut, duke përfshirë Robert Jarni, Igor Shtimac, Ante Mishe etj.

Ish futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, ish anëtar i kombëtares së Kroacisë, i shpreh ngushëllimet familjes së Tomiçit. “I shprehi ngushëllime familjes Tomiç dhe gjithë ishin bashkëlojtarëve të ndjerit Damir”, tha Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat