PSG-ja i përgjigjet ofertës së Barcelonës për Neymar

Futboll

PSG-ja i përgjigjet ofertës së Barcelonës për Neymar

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:30
Neymar

Paris Saint-Germain e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Neymarin, sipas gazetës prestigjioze franceze “Le Parisien”.

Barça i kishte bërë ofertë gjigantit francez për ta huazuar Neymarin këtë sezon me obligim për ta blerë vitin e ardhshëm. Por, kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga PSG-ja.

Sipas të përditshmes franceze, PSG-ja e ka vlerësuar ofertën e kampionit spanjoll si të papranueshme jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë parimor dhe mungesë respekti.

PSG-ja e bleu brazilianin nga Barcelona në verën e viti 2017 për një shumë rekord botëror, 222 milionë euro. Edhe sot, Neymar është blerja më e shtrenjtë në histori të futbollit.

Pronari i klubit, Nasser Al-Khelaifi nuk dëshiron ta lërë yllin e skuadrës të largohet falas, vetëm dy vjet pasi e bleu. Ai pranon ta shesë atë vetëm për një shumë të lartë parash, të cilat synon t’i përdorë për ta blerë një zëvendësues të denjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat