Salah paralajmëron rivalët: Tani do të fitoj më shumë penallti

Futboll

Salah paralajmëron rivalët: Tani do të fitoj më shumë penallti

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 23:50
Mohamed Salah

Mohamed Salah beson se VAR do ta ndihmojë atë të fitojë më shumë penallti, edhe pse ka pranuar se ai nuk e pëlqen ndërhyrjen e teknologjisë në futboll.

"Nuk më pëlqen, kjo është përgjigjja ime. Nuk më pëlqen", ka thënë Salah për VAR në një intervistë të dhënë për CNN. "Më pëlqen futbolli kështu siç është. Është mirë të mbrohen lojtarët nga ndërhyrjet e rrezikshme, por kjo duhet të jetë arsyeja e vetme që të përdoret".

"Unë e pranoj futbollin me gabimet e arbitrave, lojtarëve. Kjo e bën më të bukur futbollin. Çfarë ndikimi do të ketë VAR? Më shumë penallti për mua, keni për ta parë", ka thënë ylli i Liverpool-it, i cili u akuzua disa herë sezonin e kaluar për simulime.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat