Pepe: Emery më ka ndihmuar shumë

Futboll

Pepe: Emery më ka ndihmuar shumë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:36
Nicolas Pepe ka folur fjalë të mira për trajnerin, Unai Emery

Transferimi i fundit i Arsenalit, Nicolas Pepe ka folur fjalë të mira për trajnerin, Unai Emery.

“Topçinjtë”, shpenzuan 75 milionë euro për sulmuesin e Bregut të Fildishtë dhe dy ndeshjet në Premier Ligë ai luajti si zëvendësues. 

Pepe ka thënë se tekniku spanjoll i ka ndihmuar shumë atij në përshtatjen e futbollit anglez.

“Ka qenë shumë mirë sepse Emery flet frengjisht, andaj ka qenë shumë e lehtë për të komunikuar. Jam i ri, strategjitë dhe taktikat janë të reja dhe është ndihmuese që trajneri me ndihmon. Gjithashtu është duke me ndihmuar të mësoj anglisht”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat