E paguan më shumë se Napoli, ja klubi që ka zyrtarizuar ofertën për Icardi

Futboll

E paguan më shumë se Napoli, ja klubi që ka zyrtarizuar ofertën për Icardi

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 17:35
Mauro Icardi

Monaco ka hyrë në garë për të nënshkruar me Mauro Icardi, sipas RAI. Klubi i Ligue 1 ka bërë një ofertë për sulmuesin e Interit, i cili pritet të largohet nga zikaltrit këtë verë, sepse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Klubi i Principatës i ka ofruar sulmuesit argjentinas një marrëveshje 5-vjeçare, me vlerë më të madhe financiare sesa ajo e Napolit. Nga ana tjetër, për Interin janë vënë në "pjatë" 65 milionë euro. Megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar akoma, sepse Wanda Nara dëshiron të qëndrojë në Itali prej fëmijëve. 

Ajo, përveçse agjente dhe bashkëshorte e Icardit, ka ndikim përcaktues në vendimet e 26-vjeçarit. Nuk është më sekret që Icardi do të dëshironte të bashkohej me Juventusin, si pjesë e egos së tij profesionale për të shkuar me ngjitje dhe jo me ulje në “stacionin” pas Interit. Pra, mbetet të shihet nëse do të vendosin paratë e Monaco, apo ambicia profesionale dhe qasja familjare në zgjedhjen e klubit të ri nga ish-kapiteni zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat