Sturridge transferohet në Turqi, nënshkruan për 3 sezone

Futboll

Sturridge transferohet në Turqi, nënshkruan për 3 sezone

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 19:29
Daniel Sturridge

Kampioni i Europës me Liverpoolin, Daniel Sturridge do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk, ku ka nënshkruar me skuadrën e Trabzonsporit.

Sulmuesi 29-vjeçar anglez ishte një futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me “The reds” në verën e këtij viti dhe vendosi t’u bashkohet turqve.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi turk, që në një komunikatë njoftoi se Sturridge ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Trabzonsporin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat