“Adios” Barcelona, Vidal kthehet në Serie A

Futboll

“Adios” Barcelona, Vidal kthehet në Serie A

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:16
Arturo Vidal

Arturo Vidal ka ofertë për rikthim në Serie A.

Inter është në kërkim të një mesfushori të ri para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Por, vështirësitë për arritjen e një marrëveshjeje me Lazion për blerjen e Sergej Milinkovic Savic kanë detyruar klubin milanez të mendojë për një objektiv të ri, raporton “Tuttosport”.

Mesfushori tjetër që kërkohet nga Inter është Arturo Vidal i Barcelonës.

Antonio Conte ka punuar me Vidalin në Juventus dhe dëshiron të ribashkohet në Inter. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat