Joao Felix ka qenë transferimi më i shtrenjtë i verës, ku Atletico pagoi 126 milionë euro në arkat e Benfikës.
Talenti portugez ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë në La Liga.
Në stërvitjen e djeshme Felix pati një urgjencë të vogël.
Ai shkoi në qoshe të stadiumit duke urinuar dhe më pas vazhdoi stërvitjen.
Kamerat e kanë kapur këtë moment të sikletshëm që megjithatë nuk ia humb imazhin prej futbollistit më premtues në Evropë