Tifozët serbë sulmojnë shqiptarët në Zvicër dhe i provokojnë me bohorima nacionaliste

Futboll

Tifozët serbë sulmojnë shqiptarët në Zvicër dhe i provokojnë me bohorima nacionaliste

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:39

Tifozët e klubit serb “Crvena Zvezda” kanë sulmuar shqiptarët në qytetin Bern të Zvicrës, ku ata ishin mbledhur për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet klubit serb dhe klubit zviceran Yong Boys.

Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, “Delije”, tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtesës që gjendeshin shqiptarët e Kosovës.

Përveç kësaj, serbët kanë brohoritur edhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe shoviniste si “Kosova është Serbi” dhe fyerje tjera.

Për një përplasje më të ashpër, kanë ndërhyrë policia zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat