Legjenda e Arsenalit thotë diçka që nuk do t’u pëlqejë tifozëve të kësaj skuadre

Futboll

Legjenda e Arsenalit thotë diçka që nuk do t’u pëlqejë tifozëve të kësaj skuadre

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 00:32
Arsenali

Legjenda e Arsenalit Ray Parlour nuk mendon se klubi i tij i vjetër mund të fitojë Premier Ligën. Arsenali ka fituar dy ndeshjet e para, por këtë të shtunë do të ketë një ndeshje të vështirë, pasi do të udhëtojnë në “Anfield” për të luajtur kundër Liverpoolit.

Parlour tha se Arsenali është shumë larg Manchester Cityt e Liverpoolit për momentin.

“Kam dëgjuar disa shfaqje, të cilat thonë se ne mund të luftojmë për titull, por jemi shumë larg Cityt e Liverpoolit. Gjëja më e rëndësishme është të hyjmë përsëri në Ligën e Kampionëve. Nëse do të luajnë mirë mund të përfundojnë në vendin e katërt. Erdhën disa transferime të mira dhe shumë fansa janë të lumtur”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat