Vdes ish futbollisti i Kosovës

Futboll

Vdes ish futbollisti i Kosovës

Nga: K. G. Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:14
Ilustrim

Në faqen e klubit të futbollit Vëllaznimit nga Gjakova, konfirmohet vdekja e ish futbollistit Flamur Vata.

“Me rastin e vdekjes së Flamur Vala, futbollist dhe trajner shumëvjeçar i të dy klubeve gjakovare – Vëllaznimi e Gjakova, Klubi i Futbollit Vëllaznimi me te gjithë anëtarët e vetë, u shprehin ngushëllime te sinqerta familjes Vala dhe tërë komunitetit sportiv, respektivisht atij futbollistik, jo vetëm gjakovar.

Image

Flamur Vala, me veprimtarinë e tij si futbollist(portier) dhe si trajner i futbollit, me punën dhe sukseset e tij, ka lënë gjurmë të pashlyera në klubet gjakovare por edhe futbollin kosovar, dhe si i tillë do të kujtohet gjithnjë me pijetet”, bëhet e ditur nga Vëllaznimi.

Vdekja e tij ka pikëllluar futbollin gjakovar dhe të Kosovës e në përgjithësi sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat