Juventus me komunikatë zyrtare për Maurizio Sarrin

Futboll

Juventus me komunikatë zyrtare për Maurizio Sarrin

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:18
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri nuk do të jetë në bankinën e Juventusit në dy ndeshjet e para të Serie A.

Kampionët e Italisë, në dy ndeshjet e para në Serie A, nuk do të kenë në bankinë trajnerin Sarri, i cili është diagnostikuar me pneumoni.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Juventusit.

“Maurizio Sarri iu është nënshtruar testeve të mëtutjeshme mjekësore, të cilat treguan një përmirësim të mirë klinik”, thuhet në njoftimin e Juventusit, përcjell lajmi.net.

“Për t’u rikuperuar plotësisht nga pneumonia që e goditi gjatë ditëve të kaluara, trajneri nuk do të ulet në stol në dy ndeshjet e para të Serie A kundër Parma dhe Napolit”. Kampionati elitar i futbollit italian, fillon këtë fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat