“Pepe mund të startojë kundër Liverpoolit”

Futboll

“Pepe mund të startojë kundër Liverpoolit”

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 20:47
Nicolas Pepe

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka dhënë shenjat e para se Nicolas Pepe mund të startojë nga minuta e parë ndaj Liverpoolit.

Transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, ka zhvilluar ndeshje me ‘Gunners’, por në të dyja është paraqitur si zëvendësues.

Arsenal në fundjavë udhëton në ‘Anfield Road’, për të zhvilluar derbin kundër Liverpoolit.

Dhe ky derbi, shihet si një mundësi e mirë për Pepen për të treguar vlerat, pasi trajneri Emery po mendon t’i jap shansin nga minuta e parë.

“Ai nuk ishte me ne në ndeshje parasezonale por ka përparuar mirë. Për shembull, në ndeshjen e parë, ai luajti 15 minuta kundër Newcastle, pastaj 45 minuta kundër Burnley”, ka deklaurar Emery.

“Mendoj se paraqitja e tij individuale është më e mirë. Të shtunën, ai është gati për më shumë minuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat